Sekuestrohet 20 kg kanabis në portin e Durrësit, në pranga poseduesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2012, 22:45
Sekuestrohet 20 kilogram kanabis në portin e Durrësit. Mbrëmjen e sotme policia kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin e 20 kg kanabis, sasi kjo e cila u kap në një automjet me targa AH 110 RY pas një kontrolli të ushtruar ne të.Sic bën me dije policia, mjeti kishte destinacion Italinë, ndërsa drejtohej nga shtetasi nga Rodolf Nani, i cili është ndaluar më pas nga atoritetet policore.Ndërkaq blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë rastit, ndërsa materialet do ti kalojnë prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.