Statusi, Mediu: Integrimi është për shqiptarët, PS të votojë ligjet

Klasa politike duhet të marrë përgjegjësitë dhe të votojë tre ligjet e kërkuara nga KE deri në 20 nëntor. Kështu ka deklaruar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, kreu i Partisë Republikane njëherësh dhe Ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu. Duke i qëndruar këtij argumenti, ai theksoi se ky 100 vjetor nuk duhet të konceptohet thjesht si manifestim, por të na shërbejë si një moment reflektimi për përcaktimin e objektivave tonë drejt të ardhmes. Duke e vlerësuar si një shans të madh për Shqipërinë integrimin në familjen europiane dhe të mbështetur fort nga partnerë strategjikë si SHBA dhe BE, ai shtoi se marrja e statusit do të ishte një benefit i madh për të gjithë cështjen shqiptare në terësi dhe jo vetëm për përfitimet e brendshme të vendit tonë.“Kisha dëshirë që Asambleja e PR të përkonte me një vendim të drejtë të parlamentit për kalimin e tre ligjeve, fatkeqësisht parlamenti dështoi në këtë drejtim. Gjëja më e mirë në këtë 100 vjetor është të kishim këtë shkallë të lartë përgjegjësie përpara ndërkombëtarëve, cfarë do tu ofronte dhe vetë qytetarëve shumë më tepër mbështetje dhe financime nga BE. Nëse kemi diferenca, duhet ti kishim brenda këtyre tre ligjeve. Por shikoj që qëndrimi i PS është një qëndrim që bie ndesh me vetë atë parti dhe me vetë qytetarët. Pse ndodh? PS ka një pozicion të gabuar, mendon se ky proces do jetë një shans plus për këtë mazhorancë në zgjedhjet e 2013. Edhe për integrimin në NATO ka pasur skeptikë dhe kundërshtarë që kanë bërë c’është e mundur për ta penguar atë proçes, e njëta gjë po ndodh edhe me integrimin. PS raportin e saj duhet ta ndërtojë me interesin kombëtar të vendit.Përgjegjësia e PS, në mënyrë të vecantë e zotit.Rama, është të gjejë vullnetin dhe të kalojë këto tre ligje që na janë kërkuar nga KE, diferencat nuk janë të mëdhaja, debati është i madh. Kjo vjen nga mosnjohja dhe se një grup njerëzish e shikojnë interesin e tyre në një plan të ngushtë. Ky është shans i shqiptarëve dhe jo i partive, të bëjmë atë që na është kërkuar dhe pastaj ti hymë skepticizmit. Situata nuk është e lehtë, ka një skepticizëm, por ne duhet ta kalojmë. Shpesh herë i shikojmë këto procese thjesht si dhurata. Marrja e statusit jep një shtysë shumë të mirë edhe për cështjen shqiptare në terësi, kjo do të bënte që shqiptarët të ishin bashkë në BE. Kemi mbështetjen në këtë mision nga SHBA dhe BE. Duhet të kemi përgjegjësinë maksimale dhe të kuptojmë që 100 vjecari nuk është thjesht moment feste, por moment përgjegjësie dhe reflektimi se cfarë do të bëjmë për të ardhmen” deklaroi Mediu.Teksa i është referuar diferencave të palëve në cështjen e integrimit dhe kushtëzimit të tij përmes cështjes së qarkut të Fierit, Mediu tha se rëndom është krijuar një situatë anormale në pushtetin legjislativ të vendit, ku në Kuvend nuk mund të mendohet më për diskutime politike, por debate të ashpra, të cilat janë të prirura të degradojnë në fyerje dhe sharje personale mes deputetëve. Sa i përket këshillit të Fierit, Mediu e konsideroi ofertën e Ramës një lojë politike, pasi sipas tij politika nuk mund ti mbivendoset pushtetit të gjyqësorit.“Problemet janë shumë të thella, parlamenti është shumë funksional vetëm në debatet e ashpra. Por ka pasur raste kur koshienca politike ka ulur deputetë dhe eksponentë të partive për diskutim. Dhe ky është rasti që zoti. Rama ta bëjë dicka të tillë. Marrëdhënia jonë sduhet të jetë marrëdhënie që mbivendoset mbi një pushtet tjetër. Nëse ka mundësi për diskutim politik për zgjidhjen e Fierit mund ta bëjmë, por jo në pikëpamje gjyqësore, ato janë të detyruara për zbatim. Edhe sikur themi se u ulëm, e zgjidhëm realisht problemin? Duket si një lloj loje që sna nxjerr aty ku duhet. Përgjegjësitë i kemi të përbashkëta të gjithë përpara vendit”vuri në dukje ai.Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli dhe për koalicionin, ku deklaroi se koalicioni i mazhorancës nuk funksionon në nivel lokal dhe se nuk mund të ketë koalicion vetëm në Tiranë.“Jam përpjekur të qëndroj larg qëndrimeve që media nxjerr lajm të parë. Ky koalicion funksionon në gjykimin tim mirë, pa e ndier vetën askush të tepërt. Për më tej ka disa elementë që duhet ti rishohim, ne s’kemi asnjë të drejtë ekstra, përgjegjësinë e parë duhet ta shfaqim me këtë trupë të zgjedhur të mazhorancës. Trupa qeverisëse në mënyrë periodike duhet të ballafaqohet me depuetët për cdo ligji dhe cështje që ata ngrenë. Do kishim një debat më të artikuluar dhe të qenësishëm. Drejtuesit politikë lokal nuk janë zëdhënës, janë aktorë shumë të rëndësishëm jo vetëm në moment elektoral, ndaj është i rëndësishëm edhe ky raport për ti bërë pjesë, në përzgjedhjen dhe vlerësimin e deputetëve aktualë, por edhe atyre të mundshëm. Kjo vlen për të djathtën” deklaroi kreu i PR-së Mediu.Ndërkaq lidhur me zgjedhjet 2013 Mediu tha se PR-ja do të jetë pjesë e koalicionit të djathtë, me kushtin që ky koalicion të garantojë përfaqësinë parlamentare të PR-së.“Gjithmonë beteja është mes dy grupeve, po ti marrim të copëzuar sdo të kemi mundësi për të qeverisur. Po të analizojmë 2009, me votat që mori PR i takonin tre deputetë, por mori vetëm 1 dhe dy të tjerë shkuan në favor të PD. Nëse flasim për koalicion duhet të kemi receprocitet. PR është tek e djathta. Nëse ndërtojmë një raport, kjo që ka PR do ishte e pamoralshme ti hiqej për arsye preferenciale, qoftë dhe të PD. Duhet të ketë një marrëdhënie sa më të integruar, që secili të marrë atë që meriton. PR do të bëjë atë koalicion që nuk cënon PR, historiku elektoral i PR është i njohur dhe tregon për një bazë dhe marrëdhënie të qenësishme me elektoratin që smund të neglizhohet. PR është një parti e vlefshme dhe me kontribute në jetën politike të vendit” tha për Ora News Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu.