Situata politike 2011-2012, Preç Zogaj libër me ngjarje kryesore

Demonstrata e 21 janarit 2011, zgjedhjet vendore të vitit të shkuar , e në mënyrë të vecantë ngjarjet që rrodhën me bashkinë e Tiranës , apo edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës janë sjellë nga Preç Zogaj në librin me titull "Në kërkim të zgjedhjeve të humbura".Përmes një narracioni me sqimë, autori i disa librave dhe eseve politike, Zogaj, hedh dritë mbi këto ngjarje dhe jehonën që patën ato tek autori dhe tek qytetarët shqiptarë.Promovimi i librit ka sjellë edhe një diskutim interesant mes autorit dhe drejtuesit të shtëpisë botuese të Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, për sa i përket këndvështrimit të ngajrjeve në këtë libër.Të pranishëm në këtë ceremoni promovuese ishin përfaqësues nga politika, kryesisht nga opozita, si kreu i PS Edi Rama, deputetë të kësaj force politike, gazetarë dhe e dashamirës të shumtë të librit dhe të shkrimeve të Prec Zogajt.