"Diplomacia imponuese e NATO-së në Kosovë", vjen libri i 6-të i Enver Bytyçit

Në domosdoshmërinë e studimeve të periudhës kontemporane, vjen libri i gjashtë i autorit Enver Bytyçi, "Diplomacia imponuese e NATO-së në Kosovë".I promovuar nën pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të politikës, kulturës dhe medias, ky libër u vlerësua si një burim faktesh të ngjarjeve historike, i cili sjell disa vështirme për sovranitetin dhe legjitimitetin e ndërhyrjes në Kosovë.Zv.ministri i Mbrojtjes, Arian Starova, theksoi idetë të cilat nxirren gjatë leximit të librit të Bytyçit.Vetë autori shpjegoi më tej qëllimin e këtij botimi, inkurajimin e çështjes shqiptare, të vërtetat dhe të drejtat e saj.Veçantia e këtij aktiviteti ishte prezenca e korit të burrave të Gjakovës formuar në vitet '60, të cilët shoqëruan fillimin dhe mbylljen e promovimit të librit.