Kryeprokurori i ri, të martën Nishani konsultime me përfaqësues të partive

20 nëntori do të nisë celë siparin e turit të konsultimeve për emrin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.Një fakt i tillë është bëre me dije nga zyra e shtypit pranë Presidencës, ku po sipas njoftimit Nishani do të takohet me përfaqësues të partive parlamentare për të evidentuar vlerat me te mira qe duhet te përfaqësojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.Takimet me përfaqësuesit partiakë vijnë fill pas konsultimeve të përmbyllura me sukses lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të 2013, ku edhe këto për Prokurorin e Përgjithshëm do të zhvillohen në mjediset e Presidencës.