Beteja me CEZ, KESH: Ja detyrimet e pashlyera
Nisur nga situata aktuale ne sektorin e energjise elektrike ne vendin tone KESH sh.a. sqaron se;Që nga momenti që CEZ Shpërndarje sh.a. hyri si operator i rrjetit të shpërndarjes, ka krijuar problematike ne operimin dhe funksionimin e Korporates Elektroenergjitike Shqiptare. Bazuar ne kuadrin ligjor ne te cilen operojne kompanite pjesmarrese ne tregun e enegjise elektrike ne vendin tone KESH sh.a. eshte pergjegjese per furnizimin me energji elektrike te CEZ Shperndarje sh.a. vetem per energjine elektrike qe konsumojne konsumatoret tarifor, ndersa CEZ Shperndarje sh.a. eshte pergjegjese per sigurimin e gjithe sasive te energjise elektrike per mbulimin e plote te humbjeve ne sistemin e shperndarjes.Mos permbushja e ketij detyrimi ligjor nga CEZ Shperndarje sh.a. pergjate gjithe vitit 2011 dhe per periudhen Janar - Nentor 2012 ka qene shkaku kryesor i problematikes se krijuar ne menaxhimin e rezerves hidrike qe zoterohet nga KESH sh.a. dhe shpesh here prej ketij shkaku eshte cenuar siguria e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve tarifore ne vendin tone. Borxhi energjitik qe CEZ Shperndarje sh.a. ka ndaj KESH sh.a. per vitin 2011 shkon ne 627 GWh dhe per vitin 2012 ky borxh shkon ne rreth 831 GWh energji elektrike. Ne total ky borxh energjitik shkon ne 1 458 GWh, sa gjithe rezerva energjitike qe akumulon kaskada e lumit Drin.CEZ Shpërndarje sh.a. nuk paguan faturat e energjisë elektrike të lëshuara nga KESH sh.a. dhe të pranuara e nënshkruara nga kjo shoqëri. Ne total deri ne fund te Tetorit 2012, detyrimet financiare te CEZ Shperndarje sh.a. ndaj KESH sh.a., per furnizimin me energji elektrike per konsumatoret tarifore dhe per energjine elektrike te marre nga CEZ Shperndarje sh.a. per mbulimin e humbjeve ne sistemin e shperndarjes arrijne ne mbi 208 Milion EURO.Ky detyrim financiar qe CEZ Shperndarje sh.a. ka ndaj KESH sh.a., ka sjellë veshtiresi te medha financiare per korporaten, duke bere keshtu te pamundur funksionimin normal te aktivitetit, realizimin e investimeve te domosdoshme per garantimin e operimit te veprave elektroenergjitike, si dhe duke krijuar veshtiresi qe nga pagesat me minimale e jetike per kompanine e deri ne mos likuidimin e detyrimeve qe KESH sh.a. ka ndaj te treteve.Aktualisht KESH sh.a. ka detyrime te pashlyera ndaj:a) Prodhuesve te vegjel dhe Privat te energjise elektrike ne vendin tone, duke u rrezikuar seriozisht vazhdimi normal i aktivitetit të tyre i garantuar me ligj, ne vleren 1. 7 miliard Leke;b) Detyrime ndaj Donatoreve dhe Shtetit per huate dhe TVSH, ne vleren 5.6 miliarde leke;c) Detyrime per blerje te energjise elektrike nga importi ne vleren 2 miliard leke.d) Detyrimi per kompesimin e demeve nga permbytjet ne qarkun e Shkodren ne vleren 1. 4 miliard leke.e) Detyrimi ndaj bankave te nivelit te dyte per linjat e kredise te marra per importin e energjise elektrike, me nje kosto mujore ne vleren 100 milion leke.