CEZ kërkon shpjegime për arrestimet e punonjësve të kompanisë
Pas arrestimit të një numri të konsiderueshëm të drejtuesve të CEZ në rrethe të vendit, kompania CEZ Shpërndarje i është drejtuar me një letër kryeprokurores Ina Rama, Ministrit të Brendshëm Flamur Noka, kreut të Policisë së Shtetit Hysni Burgajt, si dhe disa komisariateve në rrethe ku ka kërkuar shpjegime për arrestimin e punonjësve , të cilët sipas CEZ s’po bënin asgjë tjetërvecse po kryenin detyrën.“Arrestimet e punonjësve tanë përcjellin mesazh negativ në opinionin publik.Punonjësit tanë që janë arrestuar po kryenindetyrën në zbatim të ligjit”thekson CEZ.CEZ Shpërndarje ka bërë me dije edhe njëherë se nuk do të tolerojë asnjë situatë ku debitorët mund të përdorin energji elektrike pa e paguar atë, duke dëmtuar interesat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe të klientëve që e paguajnë energjinë.CEZ thotë se ka ofruar skema lehtësuese për të gjithë klientët debitorë, përfshi këtu dhe kompanitë e ujësjellsit të cilëve iu është ndërprerë energjia gjatë ditës së sotme, dhe se shuma që i detyrohen CEZ Shpërndarjes kompanitë e ujësjellësit është 5.4 miliardë Lek.Ndërkaq më herët bordi i ERE përmes një vendimi i ka dhënë kompanisë CEZ 30 ditë kohë për të ndryshuar situatën energjitike ose në të kundërt CEZ Shpërndarje largohet nga Shqipëria.