Spitali Amerikan tjetër risi, laboratorët shërbim 24 orë për ekzaminimet
Për të rritur cilësinë e shërbimit, duke patur gjithmonë në fokus jetën e sigurt të pacientit, Spitali Amerikan vjen me një tjetër risi, akreditimin e plotë të rrjetit të vetëm laboratorik në Shqipëri.I shtrirë në 5 njësi të Spitalit Amerikan në Tiranë, Fier, Durrës dhe Prishtinë, ai tashmë ofron gatishmëri dhe shërbime laboratorike 24 orë në cdo ditë të javës me rreth 1300 ekzaminime të ndryshme.Drejtoreshë e Laboratorit, Albana Daka, tha se rrjeti laboratorik operon me një staf të kualifikuar për të ofruar cilësi në të gjitha llojet e shërbimit.Spitali Amerikan me rrjet laboratorik unik në vend ka siguruar menaxhim dhe kontroll të cilësisë në tre nivele, sipas rregullave West Gard, kontroll interlaboratorik në bashkëpunim me Acibadem Labmed, i cili është rrjeti më i madh laboratik në Turqi i certifikuar me standartin Iso, dhe kontroll i jashtëm me Randox.