Reagon OST: Masa e sotme e CEZ e jashtligjshme dhe flagrante
Shoqeria OST, konstaton me shqetesim situaten e sotme te krijuar nga shoqeria CEZ Shperndarje. Përmes një deklarate për mediat OST thekson se që prej fillimit te aktivitetit te saj, Shoqeria CEZ Shperndarje, ka akumuluar ndaj shoqerise OST sh.a, nje borxh mbi 5 miliard leke (respektivisht mbi 2 miliard leke per vitin 2011 dhe 3 miliard leke per vitin 2012), vlere qe i korespondon shumes se faturave te palikuiduara te sherbimit te transmetimit, te cilen shoqeria CEZ Shperndarje e ka perfituar nga OST me kushte optimale.Ky detyrim i pashlyer ndaj OST sh.a., i cili ka perbere dhe vazhdon te perbeje, pakesim deri ne mungese totale te cash flow-t te OST-se; ka pasur nje impakt te drejtperdrejte ne zhvillimin e rrjetit te transmetimit te OST sh.a.; ka shkaktuar pamundesi te realizimit te investimeve teper te rendesishme per OST-ne, duke rrezikuar te pengoje permiresimin e performances se pergjithshme te shoqerise, te cilen ne fakt OST ka arritur ta garantoje duke siguruar fonde nga institucione te ndryshme financiare.Nderkohe qe OST sh.a., pavaresisht gjithe sa me siper, nuk ka nderprere kurre transmetimin e energjise elektrike, si i vetmi mjet shtrengues ndaj shoqerise CEZ Shperndarje, si nje nga klientet e OST. Por ka zgjedhur gjithmone rrugen gjyqesore dhe cdo mjet tjeter ligjor dhe te arsyeshem. Keshtu, megjithese te ardhurat e siguruara nga CEZ Shperndarje per sherbimin e transmetimit, perbejne 99 % te te ardhurave te OST, Ajo nuk ka ndermarre asnjehere, asnje mase te jashtligjshme dhe kaq flagrante, si ajo me te cilen ka vepruar sot shoqeria CEZ Shperndarje.Duke nderprere furnizimin me energji elektrike te ujesjelleseve, shoqeria CEZ shperndarje, ka shkelur detyrimet e saj ligjore, kontraktuale, detyrimet qe mbart kjo shoqeri ne baze licenses qe mban per te siguruar furnizimin me energji elektrike, si dhe cdo detyrim qe rrjedh nga Kushtetuta, Konventat dhe Traktatet Nderkombetare ku aderon shteti Shqiptar per te respektuar te drejtat themelore te njeriut, sic eshte e drejta e jetes, prej se ciles buron e te drejta per uje.Ne situaten e krijuar, OST ka marre te gjitha masat per te siguruar funksioniminm normal te rrjetit te transmetimit, per te realizuar transmetimin e energjise elektrike.