Vlorë, ekspozitë e BSH për 100 vjetor, pasqyrohet monedha kombëtare

Me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise, Banka e Shqiperise ka organizuar ne Vlore, ne ambientet e Muzeut te Pavaresise ekspoziten me teme "100 vjet Pavaresi, pasqyrimi i historise se monedhes sone kombetare".Kete here ekspozita u zhvillua ne qytetine Vlores, e do te qendorje e hapur per publikun gjate gjithe dites.Ne fjalen e tij perpara te pranishmëve e te ftuarve te shumte, guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, theksoi se ekspozita trajton historine e monedhes e kartmonedhes kombetare, e cila pasqyron njekohesisht dhe zhvillim e Bankes Qendrore ne Shqiperi nga perpjekjet e para per krijimin e saj deri ne ditet e sotme.Gjate ekspozites publiku mundi te shoh edhe setin e monedhave nomizmatike qe Banka e Shqiperise ka emetuar me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise, set i cili ju dhurua nga guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, drejtorit te Muzeut te Pavaresise se Vlores, Agron Shehu. Ky i fundit ne fjalen e tij pershendeti te pranishmit dhe vecanerisht drejtuesit e Bankes se Shqiperise per organizmin e ketij eventi dhe dhuraten e cmuar per Muzeun.