Tiranë, e përplas automjeti, ndërron jetë në spital një person

Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ish-kombinatit “Misto Mame” në Tiranë, ku një automjet tip "Alfa Romeo" ka përplasur rëndë një këmbësor, duke u larguar më pas menjëherë nga vendi i ngjarjes.I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si rezultat i plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, ku ka ndërruar jetë në spital.Por i menjëherëshmë ka qenë reagimi i autoriteteve të policisë, të cilat në një kohë rekord kanë bërë mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit, i cili i shkaktoi humbjen e jetës kalimtarit.