Doktor Kosova në panairin e librit me një udhëzues për nënat shtatzëna
Një nga momentet kulmore në jetë, ajo e sjelljes në jetë e një fëmijë bëhet edhe më e bukur kur paralel në 9 muajt e shtatëzanisë shoqerohet me këshilla për kujdesin që duhet treguar.Doktori i mirënjohur Halim Kosova sjell në edicionin e 15-të panairit të librit dhuratën më të bukur për të gjitha nënat dhe bebet e ardhshme. Doktor Kosova e quan librin si një "orë me zile", e cila ndihmon nënat për të kapur në kohë problemet e duhura dhe për ti udhëhequr në procesin e të gjitha ndryshimeve fizike dhe emocionale.Ky libër është një frut i punës së përditshme, shprehet Kosova, i cili i jep përgjigjen shumë pyetjeve për shtatzaninë. Duke u bërë jo thjesht një libër, por një mik i ngushtë në rrugëtimin 9-mujor të shtatzanisë.Panai i librit këtë herë ka marë tjera nota, duke sjellë një dhuratë të cmuar, e cila nuk duhet ti mungojë asnjë nënë dhe bebeje