PDIU: Kthimi i eshtrave të Zogut, një akt i vonuar historik
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vlerëson kthimin në Shqipëri të eshtrave të Mbretit Zog si një akt i vonuar historik dhe vlerësim për figurën poliedrike të ish monarkut, ish presidentit, ish kryeministrit dhe ish ministrit shqiptar, i cili dominoi jetën politike dhe kombëtare të vendit përgjatë 20 viteve të konsolidimit të tij.Përtej çfarëdo gjykimi historik, që i takon historianëve t'i trajtojnë, PDIU dëshiron të vlerësojë dy momente të rëndësishme të kontributit të Mbretit Zog përgjatë regjimit të tij.Mbreti Zog ishte politikani me vokacionin më të fortë për shqiptarët e Çamërisë dhe ishte pikërisht beteja e tij ajo që mundësoi mosdëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre përgjatë shkëmbimit greko-turk.Mbreti Zog mundësoi nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë në fund të mbretërimit të tij dhe nëse Shqipëria nuk do të pushtohej nga forcat fashiste, pa dyshim që këto shkolla do të ishin funksionale fal këmbënguljes së tij.Kjo veprimtari e Mbretit Zog shkon në vazhdën e një detaji të rëndësishëm, faktin që ai u shpall Mbret i Shqiptarëve dhe jo i Shqipërisë dhe me aq sa mundi, në kushtet në të cilat drejtoi e plotësoi detyrimin kushtetues që i kishte vendosur vetes për të mos qenë mbret i një territori, por mbret i një kombi.Politika e sotme shqiptare duhet të marri leksione nga ato kohë të vështira, për të vepruar si politikë bashkuese e kombit shqiptar dhe si drejtues të një kombi dhe jo të një territori.Për më tepër, të gjithë ata politikanë e drejtues që kanë frikë të artikulojnë çështjen çame dhe bashkimin kombëtar duhet të shohin te vetvetja mungesën e trimërisë, pikërisht asaj trimërie për të cilën sot vlerësojnë Mbretin Zog.