AP për situatën energjitike: Palët kontraktore të negociojnë pa penalizuar qytetarët

Qytetarët nuk duhet të pësojnë penalitete për kontrata ku ka mosmarrëveshje. Ky ka qenë apeli i drejtuar nga institucioni i Avokatit të Popullit për situatën e krijuar pas ndërprerjes së energjisë nga CEZ.Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Avokatit të Popullit ftoi të gjitha palët të heqin dorë nga veprime që cënojnë të drejtën themelore të njeriut, duke u bërë thirrje palëve kontratore të zgjidhin mosmarrëveshjet në bazë të ligjit, në mënyrë që të mos penalizohet qytetari. Deklarata e plotë vijon si më poshtë:“Avokati i Popullit në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme, pas ndërprerjes së energjisë elektrike ndaj ndërrmarrjeve të ujësjellësit- U rikujton të gjitha palëve se e drejta për ujë është një vazhdim i të drejtës të jetës të afirmuar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Ajo reflekton domosdoshmërinë e këtij burimi të jetës njerëzore.- sjell në vëmendje se Rezoluta GA- 10967 e Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në 28 korrik të viti 2010 njeh aksesin në ujin e pijshëm dhe instalimet sanitare si një e drejtë e njeriut, Sipas kësaj rezolute të Asamblesë të Pergjithshme të Kombeve të Bashkuara e drejta për ujin konsiderohet si një e drejtë njerëzore universale dhe thelbësore.Për sa më sipër në lidhje me situatën e krijuar Avokati i Popullit thekson se :- Qytetari shqiptar nuk mund të jetë përgjegjës dhe aq më tepër të pësojë penalitete për marrëveshje, apo kontrata të cilat zbatohen, apo nuk zbatohen dhe për të cilat qytetari nuk është palë dhe nuk ka firmosur- Në çdo rast palët kontraktore duhet të necogiojnë dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje bazuar në mirëkuptim dhe në bazë të parashikimeve kontraktore dhe legjislative në fuqi midis tyre duke mospërfshirë, apo penalizuar qytetarët.Në këtë kuptim Avokati i Popullit fton të gjitha palët të abstenojnë nga veprimet, apo mosveprimet, të cilat në mënyrë direkte, apo indirekte rrezikojnë të cënojnë këtë të drejtë themelore dhe thelbësore të njeriut”.