Panairi i librit, Lufter Xhuveli prezantohet me librin “Bimët dhe shqiptarët”
Në panairin e 15 të librit u promovua libri “Bimët dhe shqiptarët” nga autori i njohur Lufter Xhuveli. Në këtë libër tregon për jetën e shqiptarëve, për bimët, se sa janë të lidhur njerëzit me bimët. Libri është i bazuar tërësisht në studime dhe zbulime për bimët. Vetë autori i librit shprehet se për këtë libër i është dashur të punojë për 20 vite.Një libër ku paraqet për herë të parë fotografi të farërave të karbonizuara të pesë kulturave bujqësore të kohës së neolitit, një ulli 3000 vjecar, 246 fshatra që mbajnë emra bimësh.Në këtë vepër shpalosen dijet enciklopedike për historinë botërore, ku pleksen me historinë e kultivimit të mbi 130 bimëve në Shqipëri, duke filluar nga neoliti e deri në ditët tona. Libër në të cilën kristalizohet më tej kultura dhe utoktonia e lashtë e shqiptarëve.