ERE shtyn heqjen e liçencës ndaj CEZ, 30 ditë kohë për përmirësimin e situatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2012, 16:14
30 ditë kohë për të ndryshuar situatën energjitike ose në të kundërt CEZ Shpërndarje largohet nga Shqipëria.Ky ka qenë vendimi i bordit të ERE pas ndërprerjes së energjisë për Ujësjellësat në të gjithë vendin. Drejtori Juridik ka deklaruar se në bazë të kontratës janë shkelur disa pika të rëndësishme dhe për këtë do të nisin procedurat e heqjes së licencës.Sipas kreut të Entit Rregullator, Sokol Ramadani, largimi i CEZ nuk është një tragjedi pasi ka kompani të tjera të cilat janë të afta të menaxhojnë këtë sektor.Nga te dhenat nga mbledhja e ERE mesohet se CEZ nuk ka prokuruar energjine per humbjet ne rrjet si dhe jane konstatuar shkelje te furnizimit te energjise per furnizuesit me pakice.