Tensionet në Rripin e Gazës, MPJ dënon sulmet raketore të Hamasit
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin për situatën e tensionuar në jug të Shtetit të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, ku si pasojë e goditjes me raketa nga ana e lëvizjes terroriste Hamas në brendësi të territorit të Shtetit të Izraelit, si dhe kundërpërgjigjes izraelite, kanë humbur jetën civilë të pafajshëm nga të dyja palët, mes të cilëve fëmijë dhe gra.Përmes një deklarate për mediat Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmet raketore të Hamasit dhe fraksionieve të tij kundrejt shtetit të Izraelit dhe bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe për rivendosjen e paqes.Njëkohësisht, kërkojmë nga palët të ndërmarrin veprimet e duhura për uljen e tensioneve dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare me qëllimin për të shmangur çdo cenim të sigurisë të jetës së civilëve.