Përurohet rruga Egnatia, BE 9 mln euro për reabilitimin

Përurohet rruga Egnatia, e rehabilituar përmes asistencës së Bashkimit Evropian, prej gjysëm milion euro, në ruajtje të trashëgimisë kulturore.Bashkimi Evropian, i dedikuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, mbështeti me një fond prej gjysëm milion Euro, rehabilitimin e rrugës Egnatia në brendësi të Kalasë së Elbasanit. Rruga e rehabilituar, e cila u përurua sot, është pjesë e një ndihme akoma më të madhe të Bashkimit Evropian, prej 9 milion Euro, në të cilën përfshihen punë të ngjashme, si në Himarë, Krujë, Tiranë, Shkodër, Berat dhe Korçë.Financimi i BE në rehabilitimin e rrugës Egnatia, i shton vlerë kësaj zone, e cila tanimë pritet që të tërheqë më shumë turistë, të inkurajojë zhvilimin e biznesit lokal dhe si pasojë të krijojë një përdorim më mirë të burimeve.Gjatë ceremonisë së përurimit, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, foli për nevojën dhe mundësinë reale për të koordinuar zhvilimin ekonomik të Shqipërisë, me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.Ambasadori Sequi theksoi më tej, se rehabilitimi i siteve historike duhet të trajtohet nga perspektiva socio-ekonomike në zonat urbane dhe ato rurale, duke thënë se “duke i bërë këto site më të njohura e më të aksesueshme, bën që të mblidhen më shumë njerëz, cka sjell dhe zhvillim të biznesit. Trashëgimia kulturore është një element thelbësor në sistemin e vlerave evropiane dhe respekti për trashëgiminë kulturore“, shtoi ai “është jetik në zhvillimin e identitetit evropian“.Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë rehabilitimin e këtyre siteve, duke rivitalizuar edhe zonën përreth Bazilikës së Elbasanit, punimet e së cilës do të përfundojnë në fund të muajit shkurt 2013. Në total asistenca e Bashkimit Evropian në Elbasan, shkon në më shumë se 5 milion Euro.