CEZ drejt largimit nga Shqipëria, ERE diskuton heqjen e liçencës për kompaninë

Enti Rregullator i Energjisë elektrike është duke shqyrtuar propozimin e komisionit për heqjen e liçencës për kompaninë ceke CEZ Shpërndarje. ERE ka nisur pak caste më parë këtë mbledhje mbi kompaninë CEZ.Komisionerët e ERE propozuan heqjen e licensës për CEZ Shpërndarje, duke e kapur atë në disa shkelje të rënda të kontratës duke mos përmbushur detyrimet që lindnin prej saj.Nga te dhenat e para nga mbledhja e ERE mesohet se CEZ nuk ka prokuruar energjine per humbjet ne rrjet si dhe jane konstatuar shkelje te furnizimit te energjise per furnizuesit me pakice.