METE apel CEZ-it: Tërhiqu nga ky akt i paprecedentë

Qeveria shqiptare i ka bërë thirrje kompanisë CEZ shpërndarje të reflektojë për vendimin e marrë për ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat përndryshe do të merren masa.Zv. ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës Sokol Dervishaj e cilësoi ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat si një akt të njëanshëm, të tejskajshëm dhe akt të paprecedentë që kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit, publike dhe kombëtare.“Nuk kemi të bëjmë me penalizim kolektiv të CEZ ndaj një komuniteti që nuk kanë përmbushur detyrimet, por penalizim kombëtar nëpërmjet penalizmit të qytetarëve duke ndërprerë energjinë për ujesjellësat debitore. Kërkojmë nga CEZ të reflektojë në mënyrë të menjëhershme dhe të terhiqet nga ky veprim i tejskajshëm, duke qenë se me qeverinë janë në negocim për problematikat nga mosfunksionimi profesional në përmbushje të detyrimeve”- tha Dervishaj.Ai pranoi se vëretet ka detyrime të papagura nga ujësjellësat, po ashtu si ka edhe CEZ detyrime të papërmbushuara nga ana e CEZ karshi institucioneve dhe kompanive publike.“Ujësjelllësat i detyrohen 1 miliardë lekë, kurse CEZ i detyrohet kompanive publike 14 miliardë lekësh, veprimi i sotëm përveç se është shkelje e parimit të përmbushjes së kontratës, nuk ka parasysh detyrimet reciproke që kanë kompanitë me njeri tjetrit”- tha ai.Sipas tij, palët janë në proces negocimi e pala shqiptare këtë e ka marrë me shumë seriozitet, ndërkohë që CEZ kryen një veprim që nuk i shërben aspak klimës pozitive në diskutimin e tyre.“Qeveria do të marrë të gjitha masat që ka në dispozicion për të parandaluar agravimin e situatës, për t’i ofruar qytetarëve shërbimin që CEZ e ka marrë përsipër, që ky të mos shërbeje si kaos për tensione të panevojshme në një kohë kur CEZ nuk përmbush dot detyrimet” shtoi më tej Dervishaj.Ndërkohë Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë sot vendimin për heqjen e licencës së kompanisë CEZ shpërndarje.  Bordi i ERE-s do të mblidhet në orën 15:00 ndërsa pritet të publikohet edhe raporti i ekspertëve për monitorimin e CEZ-it.