Olli: 5 në pranga për drogë, mes tyre edhe një polic

Shërbimi i brendshëm  në ministrinë e brendshme ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal  i cili akuzohet për trafik droge ndërsa janë arrestuar 5 persona ku njëri prej tyre është një punonjës policie.Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Leonard Olli deklaroi se në sajë të operacionit të koduar “specialisti” është arrestuar 31-vjeçari Anoril Cani, me detyrë efektiv policie në policinë e shtetit si dhe shtetasit Gentian Gjoka, Ilir Shehaj, i njohur me pseudonimin "Gjyshi",   Madrit Dule dhe  Everest Hoxholli.Ndërkohë në momentin e arrestimit, 5 personave u janë kapur 8 kg kokainë, mbi 31 kg heroinë, një pistoletë TT, si edhe 3100 euro, 111 mijë lekë të reja, 8 aparate celularë dhe tre makina që transportonin lëndët narkotike.