Noka urdhër policisë:Të arrestohet kush ndërpret energjinë

Ministri i brendshëm Flamur Noka ka urdhëruar policinë e shtetit të ndaloj çdo ndërprerje të energjisë elektrike për ujësjellësat.Në një prononcim për “Ora News” ministri Noka ka theskuar se çdo punonjës që do t`u ndërpresë energjinë elektrike ujësjellësave do të arrestohet nga policia.“ Kush heq furnizimin me energji për ujësjellësat do të përballet me ligjin. Furnizmi me ujë është çështje e sigurisë kombëtare dhe kush e cënon atë bën një akt kriminal” tha më tej Noka.Ndërkohë ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, CEZ Shpërndarje  ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për disa nga ujësjellësat të cilët sipas saj janë debitorë.Sipas CEZ Shpërndarje janë mbi 50 ndërrmarje të ujësjellsave  në të gjithë vendin të cilët janë debitorë dhe do tu ndërpritet energjia deri në momentin e shlyerjes së borxhit.