Jorge Lorenzo tjetër aksident, do mungojë në dy garat e ardhshme

Fati ne garat e fundit të Motot GP duket se nuk është me kampionët e botes Horge Loreco. Piloti spanjoll i Jamahas pasi u dëmtua dy javë më parë gjatë provave, por që u rikthye në kohë rekord në garen e radhes ka pësuar një tjetër aksident edhe në provat e kësaj fundjave.Ajo që të gjithë i trembeshin ndodhi edhe në provat e lira të çmimit të madh të Gjermanise, Horge Lorenco u rrëzua sërish duke lënduar shpatullën e majtë, të cilën e dëmtoi dy javë më parë në Assen, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.Aksidenti ndodhi vetëm 5 minuta pas fillimit të sesionit të dytë të provave të lira në Saksenring të Gjermanisë, ku Yamaha e kampionit të botës u përplas dhunshëm me tokën, duke shkaktuar edhe ndërprerjen e provave.Sipas mjekëve, pllaka e titanit e vendosur në operacionin kirurgjikal ka lëvizur, duke bërë që spanjolli të mungojë në garën e kësaj fundjave për çmimin e madh të Gjermanisë në Moto GP. Por ajo që shqetësonë të gjithë është se piloti spanjoll rrezikon edhe garën e Laguna Seca-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas mjekëve thuhet se rikthimi i kampionit të botes në Motot GP pritet të ndodhë pas dy garave të radhes, por nuk do të çuditeshim nëse Lorenco të habiste të gjithë me rikthimin e tij të parakohshëm ashtu siç bëri edhe dy javë më parë ku u rikuperua në kohë rekord nga stafi mjekësor.Ky sezon duket se nuk është i duhuri për Lorencon, i cili përveçse është i dyti në renditjen e piloteve ka pësuar edhe shumë aksidente që e kanë penalizuar disi për të dhënë më të miren nga receptori i tij.