Manchester City kërkon CR7, Real hidhet në sulm për Bale dhe Ibrën

E ardhmja e Kristiano Ronaldos pavarësisht deklaratave të herë pas hershme të presidentit Perez se nuk do të lëvizë nga Madridi sërish, mbetet një enigmë e madhe. Kjo si rrjedhojë e shumave të mëdha që disa nga miliarderët e klubeve të mëdha europiane pritet të shpenzojnë gjatë kësaj merkato verore tejet të nxehtë.Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Daily Star", mundësia që ylli portuges të rikthehet në Angli është shumë e madhe, por kësaj radhe është skuadra e Manchester Sitit ajo që ka vendosur të bëjë goditjen e madhe përsa i përket repartit të sulmit. Për të bindur yllin portugez që të bëhet ylli i ri i "Etihad Stadium", nënkampionët e Premier League, i ofrojnë një pagë neto vjetore prej 17 milionë eurosh që po të llogarisësh edhe bonueset, paga e sulmuesit të Madrilenëve kap shifrën e 20 milion eurove.Drejtuesit e Sitit kanë filluar serozishtë këtë lëvizje e cila pritet të bëhet zyrtare në orët e ardhshme të merkatos. Sipas tabloidit britanik "Deily Star", bëhet e ditur se shuma që Sheikët e "qytetarve" britanik do tu ofrojnë Madrilnëve, pritet të jetë rreth 100 mlion Paund.  Aq e vërtetë duket kjo telenovelë, saqë në kampin e skuadrës Galaktike ka nisur puna për të gjetr zëvendësuesit e yllit portugez. Sipas mediave iberike, në planet e Perez dhe Zidan, nëse largohet Ronaldo është blerja e uellsianit të talentuar Geret Beil dhe gjigantit suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Për të parin madrilenët vazhdojnë të rezervojnë numrin 11 që është edhe i preferuari i Uellsianit. Ndërsa për sa i përket bomberit të PSG, këta të fundit mund ta lënë të lirë menjëherë sa të mbërrijë në Paris bomberi uruguaian Edison Kavani.Gjthëçka mbetet për tu parë në orët e ardhëshme, të cilat pritet të jenë vendimtare jo vetëm për Ronaldon por edhe për të ardhmen e Ibrës dhe mesfushorit të Totenham, Beil.