Thiago Silva arrinë marrëveshje me Barcelonën, pritet "ok" i PSG

Thiago Silva mund të jetë në 48 orët e ardhëshme lojtari i ri i Barcelonës. Katalanasit e kërkojnë me çdo kusht brazilianin  në skuadër dhe kjo çështje pritet të përfundojë brenda një harku kohorë jo shumë të gjatë. E përdishmja Katalanase “Sport” shumë pranë ekipit të Barcelonës, ka hapur sot faqen e parë të saj me lajmin se Barcelona ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin brazilian.Sipas kësaj të përditshme, thuhet se Tiago Silva ka pranuar oferten e kampioneve të Spanjes për të kaluar te veshur fanellen Blaugrana. Vetë braziliani u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës katalanase që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me PSG që kalimi i tij në Spanjë arrihet para se kampionet e La Ligas të fillojnë sezonin e ri futbollistik.Paga, kontrata dhe të gjitha detajet e tjera mes lojtarit dhe drejtuesve të Barcelonës kanë përfunduar me sukses ndërsa delegacioni katalanas është nisur drejt Francës për të përfunduar marrëveshjen me PSG-në, bëhet e ditur nga e përditshmja katalanase “Sport”.Sot në kryeqytetin francez pritet një takim zyrtar mes drejtuesve katalanas dhe homologëve të tyre parizien. Nëse gjendet gjuha e përbashkët, atëherë kalimi i ish mbrojtësit të Milan në Kamp Nou do të jetë vetëm çështje orësh dhe detajesh. Blerja e mundshme e Tiago Silvës do të bënte që Barcelona të arrinte realizimin e objektivit madhor në merkato. Braziliani do të blindonte së bashku me Piken, repartin e mbrojtjes Katalanase, i cili sezonin që sapo lamë pas nxorri në pah mjaftë probleme.