Real dhe Manchester City në garë për Ibrahimoviç

Largimi i Karlo Anchelotit nga skuadra e PSG dhe nënshkrimi që pritet të bëjë me kryeqytetasit francez Edison Kavani ka hapur dritën jeshile për largimin e Zlatan Ibrahimoviçit. Ky i fundit mesa duket do të ndjekë gjurmët e trajnerit të tij Anceloti.Mediat Spanjolle flasin se Ibra është një nga dëshirat më të mëdha të  trajnerit të ri të Real Madrid, Karlo Ançelotti. Edhe pse marrëveshja mes klubeve nuk e lejon diçka të tillë, tekniku italian i ofron PSG mbrojtësin portugez Fabio Coentrao. Ndërsa nga ana tjetër edhe vetë gjiganti suedez ka shprehur herë pas herë dëshiren për të luajtur me një ekip të madh siç është Real Madrid.Sipas të përditshmes spanjolle AS shumë pranë klubit mbretëror bëhet e ditur se bomberi i kryeqytetasve francez u është vetëofruar madrilenëve duke ju thënë se pres një ofertë zyrtare për tu larguar nga kampionati francez drejt Primera Divizion aty ka ka veshur më parë edhe fanellën e skuadrës së Barcelones.Ndërsa sipas asaj që shkruan sot e përditshmja franceze "L'Equipe", në garë për bomberin suedez është futur edhe Manchester City, i cili kërkon zëvëndësuesin ideal të Carlos Tevez. E përdishmja franceze bënë të ditur se klubi nga Etihat Stedium është i gatshëm të bëjë një ofertë në drejtim të Parizienve dhe vetë gjigantit Suedez. 31-vjeçari plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga tekniku Manuel Pellegrini i cili në prezantimin e tij te "qytetarët" britanik u kërkojë drejtuesve përforcime të mëdha dhe një prej tyre pritet të jetë edhe bomberi Ibrahimoviç.Pavarësisht deklaratave të parizienëve dhe vetë menaxherit të lojtarit Mino Rajola se Ibra do të qendrojë në Francë së fundmi këto deklarata kanë filuar të zbehen pasi largimi i suedezit nga PSG është mëse e mundshme pavarësisht një oferte të majme qoftë nga Real apo edhe Manchester Siti.