Alcantara te Bayern, Manchester Unitet hidhet në sulm për Jovetiç
Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alkantara, do të luajë nga sezoni i ardhshëm për Bajern Mynih dhe jo për Manchester Unitedin, ashtu siç ishte raportuar nga mediat ndërkombëtare gjatë kësaj merkato verore.Talenti iberik thuhej se kishte arritur një marrëveshje me ekipin e djallit, por gjërat kanë ndryshuar tashmë dhe Alkantara pritet të veshë fanellën e kampionëve të Europës, Bayern Mynih. Sipas të përditshmes katalanase “Sport” bëhet e ditur se ka mjaftuar kontakti i kampionit të Evropës, Bayern Munich, që ta bindë Thiagon të harrojë Unitedin për të zgjedhur një kalim në “Allianz Arena”, ku do të vihet sërish nën urdhërat e teknikut të tij, Pep Guardiola.Talenti spanjoll pritet të nënshkruajë me klubin Gjerman një kontratë 4-vjeçare me një përfitim prej 4 milion eurosh në sezon. Një rol kryesor për transferimin përfundimtar të Iberikut në radhët e Bavarezve, duket se do të luaj pikërisht tekniku i ish katalanasve, Pep Guardiola.Duke parë faktin se Alkantara tashmë është shumë pranë kalimit te Bajern Mynih, klubi anglez i Manchester United, është vënë në kërkim për të gjetur zëvendësuesin e tij. David Moyes me krerët e skuadrës kanë vendosur blerjen e yllit malazez, Stevan Jovetiç.Sipas mediave angleze, Man United ka gati 27 milion paund për marrë shërbimet e sulmuesit të Fiorentinës. United është i gatshëm të rivalizojë Manchester Cityn për Jovetiç. Agjenti i Jovetiç, Fali Ramadani, është parë në qytetin e Manchesterit ku pritet të vendosë nëse lojtari i tij do të kalojë te City apo United. Nëse Djajt Britanik do të fitojnë rivalitetin me kushërinjtë e tyre, atëherë humbja e mundësisë për të patur një lojtarë si Alkantara do të zëvendësohet nga një tjetër talent futbolli, siç është ballkanasi, Stefan Jovetiç.