Giaccherini nënshkruan me Sunderland, Juve në sulm për Diamantin
Kampionia e Seria A, Juventus, vazhdonë të mos ndalet në merkaton e kësaj vere duke kryer transferime të rëndësishme. Pasi ka arritur marrëveshjen për blerjen e qendërmbrojtësit Italian, Ogbona, i cili pritet vetëm të bëjë prezantimin me "Zonjën e Vjetër", këta të fundit kanë bërë edhe një lëvizje të mençur për sa i përket largimeve.Kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshje me skuadrën angleze të Sanderlend për shitjen e mesfushorit, Emanuele Xhakerini. 8 milion euro është oferta që kanë rënë dakord drejtuesit e dy klubeve për transferimin e mesfushorit italian drejt Premier Ligës angleze.Shitja e Xhakerinit është bërë më një qëllim nga ana e drejtorit sportive, Marota. Ky i fundit ka kërkuar që me shitjen e mesfushorit italian të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të bërë një tjetër goditje të studiuar prej kohësh në kampin bardhezi. Tekniku Antono Konte, u ka kërkuar drejtuesve që të ketë për sezonin e ardhshëm në dispozicion të tij mesfushorin e Bolonjas, Alesandro Diamantin.Juventus me eurot e përfituara nga shitja e Xhakerinit, pritet që të sjellë në Torino pikërishtë lojtarët më të mirë në radhët e ekipit të Bolonjas. Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se Marota ka arritur tashmë një marrëveshje me mesfushorin italian, Diamanti ndërsa pritet vetëm miratimi i drejtuesve të skuadrës së Bolonjës për zyrtarizimin e këtij transferimi. Kartoni i mesfushorit Diamanti, llogaritet të shkojë nga 6-8 milion euro, shumë kjo mëse e përballueshme nga kampionët e Italisë të cilët i kanë siguruar këto të ardhura që tani me shitjen e Xhakerinit.Sipas "Sport Mediaset" bëhet e ditur se Marota ndodhet në Bolonja për të mbyllur përfundimisht transferimin e Diamantit drejt Torinos. Lojtari pritet të nënshkrujajë një kontratë 5-vjeçare me një përfitim prej 2,8 milion euro në sezon. Pritja e bardhezinjve për të prezantuar Ogbonën duket se ka një qëllim, pasi stafi drejtues kërkon ti prezantojë të dy lojtarët në të njëtën kohë.