Real ofron 40 milion stërlina për bomberin Luis Suarez

Deklarata e djeshme e Luis Suares se do të largohem nga Liverpul ka nxitur  menjëherë skuadrat e mëdha europiane për tu vënë në lëvizje dhe për të siguruar kartonin e bomberit të Redsave.Arsenal, Chelsi, Bayern Mynih dhe Real Madrid, janë të gatshëm të bëjnë për vete një nga sulmuesit më të kërkuar në këtë merkato verore. Madrilenët që këtë vit do të drejtohen nga Karlo Ancheloti dhe që synojnë fitimin e Chempions Ligë, duken në Polë Pozition për blerjen e sulmuesit latin. Sipas mediave spanjolle bëhet e ditur se drejtuesit e klubit "Mbretëror" janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë sterlina për të sjellë në "Santiago Bernabeu" Luis Suarez, duke mposhtur kështu konkurrencën e fortë të Arsenal që para dy ditëve ofroi 30 milion euro apo edhe klubeve të tjera të interesuara për sulmuesin e Liverpool.Uruguaiani që ka kërkuar largimin nga "Anfield Road", është shprehur dje se ka "dy apo tre opsione" por ka qeshur me lajmet se ai do t`i bashkohet Chelsea-t të Jose Mourinhos, shkruan tabloidi britanik "The Sun".Presidenti i "Los Blancos", Florentino Perez, pritet të bëjë zyrtare ofertën prej 40 milionë sterlina për "El Pistolero", vetëm pak ditë pasi "The Reds" refuzuan ofertën prej 30 milionësh nga Arsenal.Ancheloti është shprehur që me ardhjen e tij në kryeqytetin spanjoll se dëshiron një lojtar goli dhe Suares i përmbush të gjitha kërkesat e teknikut italian. Blerja e uruguaianit do të stabilizonte një herë e mirë sulmin e Galaktikëve, ndërsa do ti hapte dritën jeshile kalimit përfundimtar të Higuain në radhët e skuadrës së Arsenal. Kjo mund të ishte edhe një strategji e drejtuesve të Real për të fituar ndaj konkurencës së "Topçinjve".