Merkato rreth Legjonarëve të Kombëtares sonë Kuqezi

Merkato e Legjonarve të kombëtares sonë, sa vjen e bëhet më interesante nga dita në ditëNë orët e fundit flitet se skuadra e Udinezes vazhdon të insistojë për blerjen e portierit të kombëtares shqiptare, Samir Ujkani. Gardiani i Palermos, i rikthyer nga periudha gjashtë mujore e huazimit te Kievo Verona, kërkon një destinacion të ri ku me shumë mundësi do të jetë Udine. Tekniku i siçilianëve, Rino Gatuzo nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për titullarin e katërkëndëshit, por një ofertë e mirë nga ana e friulianëve mund t'ia prishë mendjen presidentit Xamparini.Sipas mediave italiane, bardhezinjtë e shikojnë Ujkanin si alternativën më të mirë si portier i dytë, pasi Bërkiç mbetet zgjedhja e parë për trajnerin Guidolin. Por deri në rikthimin e Bërkiç, Ujkanit mund ti jepet shansi te Udineze për të provuar aftësitë e tij dhe për të siguruar një vend titullari.Për sa i përket lojtarëve të tjerë të kombëtares sonë kuq e zi, që pritet të ndryshojnë ambient janë edhe Edgar Çani, Elvis Kabashi. I pari është gjithnjë e më largë skuadrës së Katanaias. Mundësitë e pakta për tu aktivizuar kanë bërë që sulmuesi shatatlartë të shohë përreth për ndonjë skuadër tjetër që i garanton postin e titullarit. Sipas mediave ndërkombtare skuadrat që po interesohen së fundmi për gjigantin e sulmit të kombëtares sonë janë Kazerslautern dhe francezët e Ajasios. Të dyja këto skuadra e kërkojnë bomeberin kuqezi në formë huazimi.Ndërsa Kabashi është shumë pranë kalimit në Serinë B te skuadra e Peskarës. Lojtari i talentuar që është rritur në radhët e akademisë së Juventusit, pritet të prezantohet në orët e ardhëshme në radhët e klubit të Peskarës që pas një viti eksperiencë në elitën e futbollit italian u detyrua të zbres sërish nga erdhi. Juventus ka dhënë miratimin për huazimin e talentit shqiptarë të paktën për vitin e ardhshëm por me mundësi blerje përfundimtare.