Juliuo Cesar drejt Napolit, Internacionale bllokon Damiaon

Orët e fundit të merkatos sjellin në vëmendje një lajm të mirë për të gjithë tifozët e Napolit dhe një lajm jo shumë të mirë.Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se Napoli është në negociata të avancuara për të nënshkruar me portierin e Kuins Park Renxhers, Hulio Sezar.“Sky Sport Italia” raporton se Napoli tashmë ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit nga Premier Liga për huazim njëvjeçar të Gardianit brazilian, por kushtet personale me portierin e kombëtares së Seleças nuk janë vendosur ende.Në lidhje me kontratën që pritet të nënshkruhet mes portierit dhe nënkampionëve të Italisë, mediat fqinje bëjnë të ditur se Hulio Sezar kërkon 2.6 milionë euro rrogë vjetore, ndërsa Napoli ofron më së shumti 2.2 milionë. Një diferencë jo shumë e madhe e cila pritet të zgjidhet në orët e ardhëshme mes dy palëve. Me arritjen e akordit pritet që të bëhet zyrtar rikthmi i Sezar në Itali pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Interit. Ish-portieri i zikaltërve pritet të zëvendësojë Morgan de Sanctis në radhët e napoletanëve, ndërsa ky i fundit pritet të kalojë në kryeqytet për të luajtur në radhët e skuadrës së Romës.Lajmi i keq për tifozët e Napolit vjen nga Brazili, ku drejtori sportiv i skuadrës së Internacional, Sezar Luis Souto de Moura, deklaroi se ka refuzuar menjëherë ofertën prej 18 milionë Eurosh të Napolit për sulmuesin Leandro Damiao.De Moura theksoi se nuk e ka pranuar ofertën e italianëve pasi shuma e ofruar nga ata nuk ishte e vlerës së duhur për sulmuesin. Ai shtoi gjithashtu se nuk kanë hapur asnjë tratativë, pasi shitja e Damiaos nuk është prioritet i tyre.