Dacia Kishinau - Teuta, formacionet e mundshme
Skuadrat shqiptare rikthehen sonte për të luajtur shanset e kualifikimit të mundshëm në turin tjetër të Europa Ligës.Ndryshe nga Laçi i cili i dha lamtumirën para dy ditëve këtij trofeu në mënyrë të turpshme, për skuadrën e Teutës e cila ka eksperiencë në eventet ndërkombëtare, shanset për të kaluar në fazën tjetër janë më të shumta. Durrsakët pasi kanë fituar në shtëpi me rezultatin 3-1, do të kërkojnë sot një tjetër sukses ndaj skuadrës moldave të Daça Kishinao. Me një avantazh prej dy golash, të besuarit e teknikut Magani kërkojnë të ruajnë epërsinë duke kërkuar nëpërmjet kundërsulmeve të shënojnë një gol në fushën kundërshtare që do të mbyllte përfundimisht kalimin në fazën tjetër. Stafi drejtues i skuadrës së Teutës dhe lojtarët janë të bindur se do të arrijnë një tjetër rezultat pozitiv edhe pse luajnë në transfertë.Vendasit e Daça Kishinau të cilët do të kenë në favor të tyre faktorin fushë, pritet që sonte të luajnë me formacionin 4-4-2.Në portë: Posmak, në mbrojtje: Matiugin, Ilesku, Soppo dhe Grosu, në mesfushë: Orbu, Pavlov, Mihaliov dhe Stoleru, në sulm do të jetë dyshja: Ogada dhe Lapushenko.Nga ana tjetër edhe trajneri i "Djemve të Detit", Gugash Magani, pritet ti përgjigjet kundërshtarit me formacionin 4-4-2.Në portë Rizvani, në mbrojtje: Da Silva, Jakupi, Osmani dhe Idrizi, në mesfushë: Hodo, Hyshmeri, Nika dhe Dosti, në sulm do të jetë dyshja Bledar Mancaku dhe Veterani Xhafa.Ndeshja do të luhet sonte në orën 19 e 15 minuta në Moldavi dhe do të gjykohet nga një treshe arbitrash zviceran. Edhe pse Teuta ka fituar bindshëm në ndeshjen e parë, kompanitë e basteve favorizojnë vendasit, fitorja e të cilëve kuotohet me koefiçentin 1.3, barazimi 5 ndëra fitorja e durrsakëve kuotohet me koefiçentin 8.5. Nëse Teuta kalon në turin tjetër, përballë do të ketë skuadrën ukrainase Odense.