Honda te Milani, japonezi do të vishet kuqezi në janar

Japonezi Keisuke Honda mund të quhet tashmë një lojtar i Milanit. Lojtari e CSK së Moskës ka pranuar ofertën e klubit të Djallit për tu transferuar në Milanello gjatë kësaj merkato verore edhe pse disa zëra thonë se japonezi do të vishet kuqezi në janar me parametra 0.Sipas asaj që raporton "Sky Sport", në zyrat e klubit kuqezi ka mbërritur vetë vëllai i trekuartistit të CSKA Moskës, i shoqëruar nga agjenti i futbollistit dhe ndërmjetësi Ernesto Bronzetti për të arritur zyrtarisht marrëveshjen për transferimin e lojtarit nën urdhërat e trajnerit Masimiliano Alegri.Sipas mediave italiane bëhet e ditur se mundësia më e madhe është që palët të bien dakord që Honda të mbërrijë në Milanello në fillimin e 2014-ës me qëllim që drejtuesit kuqezi të mos paguajnë asnjë euro për kartonin e japonezit, por nuk mund të përjashtohet as mundësia që Honda të vihet nën urdhërat e teknikut Allegri që këtë merkato verore.Japonezi pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Milanit ku do të përfitojë 2.5 milion euro në sezon. Ardhja e Japonezit në Milanello dhe mosarritja e marrëveshjes me skuadrën e Santosit për shitjen e Robinjos ka bërë që Galiani të ulë ritmet e punës për të sjellë në Milanello mesfushorin e Fiorentinës Ljajiç.Ky i fundit nuk është më një nga objektivat madhore të skuadrës së drejtuar nga Presidenti Berluskoni. Ndryshimet e fundit në merkato kanë bërë që vetë Galiani në një intervistë për mediat italiane të konfirmojë faktin se Ljajiç nuk është më objektivi kryesor i këtij sezoni në merkato. Në lidhje me largimet e mundshme nga klubi i Djallit në orët e fundit bëhet e ditur se Flamini është pranë një rikthimi në Angli te skuadra e Arsenal. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari i cili kërkon të rikthehet edhe një herë te ish ekipi ku shpërtheu si lojtar.