Teuta mundet në Kishinev dhe i jep lamtumirën Europës

Edhe pritej shumë për kalimin e turit të parë Teuta i ka dhënë lamtumirën kompeticionit të Europa Ligë. Durrsakët e drejtuar nga Gugash Magani nuk ecin dot më tej në Ligën e Europës pasi janë mundur në Kishinev me rezultatin 2-0 nga skuadra e Daça Kishinau.Edhe pse kishin arritur të fitonin në ndeshjen e parë në Niko Dovana me rezultatin 3-1  "Djemtë e Detit" kanë treguar një nivel të ulët loje në Moldavi duke i dhënë kështu lamtumirën kupave europiane. Goli i shënuar nga miqtë në fushën durrsake ka rezultuar deçisivë në këtë përballje pasi të dy takimet u mbyllën me rezultatin 3-3.Loja e Teutës ashtu siç pritej ishte orientuar në qarkullimin e dendur të topit dhe në mbrojtjen e rezultatit të takimit të parë, por moldavet e shfrytëzuan në maksimum tërheqjen e Durrsakëve në fushën e tyre për të shënuar nga një golë për pjesë dhe për të bërë realitet kalimin në fazën tjetër.Me një mbrojtje që linte për të dëshiruar, vendasit  arrijnë të gjejnë golin e avantazhit që në minutën e 20-të me autor Stoleru. Ky i fundit nuk e pati aspak të vështirë të shënonte krejtësisht i lirë në zonë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e moldavëve të cilet jo vetëm kontrollojnë lojën por krijojnë edhe një mori rastesh të pastra për shënim në portën e Rizvanit.Edhe pjesa e dytë ashtu si e parë flet krejtësishtë për vendasit të cilët detyrojnë Teuten të pëson edhe golin e dytë dhe të nokautit. Protagonist i fitores së moldavëve bëhet Pavlov në minutën e 75-të i cili dyfishon shifrat e takimit dhe vulos fitoren e skuadrës së tij.Me fitoren 2-0 dhe me një golë në fushën kundërshtare moldavët kalojnë në raundin tjetër duke nxjerr jashtë këtij kompeticioni ekipin e Teutes, që në transfertë bëri vërtetë shumë pak për të marrë kualifikimin. Pas Laçit dhe Durrsakët i ndjek i njëjti fat që është eleminimi i parakohshëm nga kompeticionet europiane.