Carlos Tevez përgënjeshtron lajmin: "Nuk jam mbipeshë"
Carlos Tevez nuk është aspak një tip që mund të frenojë gjuhën. Këtë gjë e dinë mirë në Manchester, ku në të kaluarën sulmuesi argjentinas nuk ka hezituar të hyjë në polemika me Alex Ferguson dhe Roberto Mancinin, dhe është e qartë se edhe në Itali nuk është se do të ndryshojë sjellje, dhe nuk do ti kursejë polemikat në rast se kërcënohet figura e tij.Ja përse përpara se të hipte në avionin e linjës direkte për në Torino, për të filluar aventurën me fanellën bardhezi, ka dashur të sqarojë zërat e ditëve të fundit që ai është mbipeshë."Nuk kam arritur akoma tek Juve dhe ka nga ata që pretendojnë se jam mbipeshë dhe duhet të dobësohem 6 kilogram. Më vjen për të qeshur kur dëgjoj të tilla gjëra. Ata që më blenë nuk më kanë thënë asgjë për këtë çështje ndaj të gjitha zërat janë thjeshtë spekulime. Unë dua të jem në rregull me stafin drejtues të Juventus dhe nuk më interesojnë të pavërtetat që shkruhen për mua"Gazetarëve argjentinas sulmuesi i Juventusit u është përgjigjur edhe për përfaqësuesen e Argjentinës ku ai e konsideron kapitull të mbyllur këtë çështje sigurisht jo për një zgjedhje të tij."Të gjithë e dinë se sa shumë e dashuroj fanellën e kombëtares, por sigurisht që nuk më mungon. Portat për mua janë të mbyllura në kombëtare, dhe nëse doni arsyet atëherë duhet të pyesni stafiun teknik aktual që nuk më ka grumbulluar asnjëherë."Në fund Tevez ka dashur të mohojë zërat për një zënkë të tij me Lionel Messin që mund tëjetë edhe shkaku i lënies jashtë përfaqësueses argjentinase."Është e vërtetë që ka tifozë të Tevezit dhe tifozë të Messit, por midis nesh nuk ka patur asnjëherë asnjë problem, kemi patur gjithnjë raport të mirë në dhomat e zhveshjes", përfundoi bomberi bardhzi i juventusit, që pa u ambientuar mirë me kampionët e italisë ka marrë akuzat e para që sipas tij janë të pavërteta.