Morati: Interi i ri do të ketë edhe një "Top Player"
Interi i Moratit që këtë vit do të ketë në krah edhe manjatin indonezian, Erik Tohir, po fillon pak nga pak që të marrë jetë.I pyetur nga “Sport Mediaset”, bosi zikaltër, Masimo Morati, ka folur rreth të ardhmes së ekipit, marrëveshjes me Tohir dhe teknikut Mazzarri, të cilin e ka konsideruar si njeriun e duhur për Interin që ai kërkon të rindërtojë. Në lidhje me çështjen e shitjes së klubit, Morati ka thënë se Tohir vjen nga një familje e mirë dhe ka një plan serioz dhe shumë efikas për Interin . Pavarësisht se nuk e njohë shumë çdo person që kam pyetur më ka folur fjalë të mira për të. Ai më merr çdo ditë në telefon dhe ne flasim shpesh, pasi do të jetë i azhornuar për çdo gjë dhe plani që më ka treguar deri tani më duket shumë ambicioz. Ne kemi kaluar fazën e parë të bisedimeve dhe tani kemi kalur tek e dyta u shpreh Morati duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi me Manjatin indonezian është mëse i mundshëm.Gjatë intervistës së tij, Morati ka lënë të kuptohet se me ardhjen e Tohir skuadra zikaltër do të realizojë më lehtë objektivat e merkatos. Ndërsa surprizë të madhe pritet që Morati të rezervojë deri në fundin e merkatos. Numri 1 i skuadrës zikaltër, Morati nuk dha detaje se kush do të jetë goditja e madhe por vetëm shpjegoi, se nuk do të ishte një çudi që ai të merrte në ekip këtë verë një top player.Bosi i zikaltërve në lidhje me merkaton e kësaj vere tha se deri në javën e parë të Shtatorit, shumë ndryshime do jenë berë dhe Interi do të jetë ndyshe nga një vitë më parë: “Mbase deri atëheë fjalet që unë po them disa nuk do të mi besojnë, por ju premtojë se Interin e sezonit të fundit nuk do ta shihni më kurrë. Ne kemi vendosur të bëjmë një revolucion duke filluar nga trajneri dhe duke vazhduar edhe me lojtarët që do të veshin fanellën e kësaj skuadre. Në projektin tonë nuk janë vetëm Niangolang e Isla për të cilët është folur respektivisht me klubet përkatëse por ka dhe lojarë të tjerë të cilët do të jenë përzgjedhje e teknikut Mazarri”, përfundoi bosi i Inerit duke lënë shumë çështje pa një përgjigje ekzakte.Ajo që u la të kuptohej nga Morati, është fakti se Interi i sezonit të ri nuk do të ketë aspak lidhje me atë që lamë pas, pasi pretendimet janë për tu rikthyer mes më të mirëve të Seria A.