Kukësi - Flora Talin, formacionet e mundshme

Aventura e skuadrës së Kukësit në kupat e Europës ka nisur me një rezultat pozitiv në transfertë, ku verilindorët barazuan përballë Estonezëve të Flora Talin me rezultatin 1-1.Barazimi i arritur në tranfertë, ka rritur më shumë besimin në radhët e nënkampionëve të Superligës sonë, se në shtëpi ata do të marrin një fitore të madhe që do të ishte edhe e para në historinë e klubit në Kupat e Europës, pasi është edhe hera e para që ata marrin zyrtarisht pjesë në një event ndërkombëtarë.Verilindorët të cilët nuk kanë mundësi të luajnë në stadimin e tyre, do ta luajnë ndeshjen e kthimit përballë Estonezve në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", i cili pritet të këtë një numër të madhë të tifizëve verilindorë. Presidenti i Kukësit Gjici, tekniku Cungu dhe i gjithë stafi drejtues, janë të bindur se skuadra e tyre jo vetëm do të marrë një rezultat pozitiv në këtë takim por do të arrijë të kalojë në fazën tjetër të Europa Ligës. Kukësi kërkon të shkruaj historinë, por për të arritur një gjë të tillë duhet përqëndrim maksimal, pasi kundërshtari do të tentojë të surprizojë përgjatë 90 minutave. Në përballjen e sotme, trajneri i nënkampionëve të Shqipërisë, Armando Cungu, printet të hedhë në fushë nga minuta e parë formacionin: 4-4-2.Në portë: Halili, në mbrojtje: Peqini, Brahja, Malakarne dhe Hallaçi, në mesfushë: Hoxha, Musolli, Allmuça dhe Alikaj, në sulm do të jetë dyshja Progni dhe Serbi,  Popoviç.Në kampin tjetër, tekniku Lelov i druhet sulmit të skuadrës së Kukësit dhe veçanërisht mesfushorit me tipare sulmuese, Progni. Në përballjen e sotme ai pritet tu përgjigjet verilindorëve po me të njëjtin formacion: 4-4-2.Në portë: Merits, në mbrojtje: Mets, Van de Strek, Alliku dhe Labus, në mesfushë: Jurgenson, Palatu, Frolov dhe Mikadze, në sulm do të jetë dyshja: Post dhe Luigend.Ndeshja do të luhet në "Qemal Stafa” në orën 19:30 dhe do të drejtohet nga një treshe gjygjtarësh uellsian. Fitorja e Kuksit në këtë takim kuotohet nga kompanitë e basteve me koefiçentin 2.5, barazimi 3.2 ndërsa fitorja e miqve 2.7. Nëse nënkampionët e Shqipërisë arrijnë të kalojnë këtë turn, në fazën tjetër do të kenë përballë njërën prej skuadrave Sarajevo të Bosnies ose Libertas të San Marinos.