Hamdi Salihi: Shqipëria do të shkojë në Botërorin "Brazil 2014"

Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, sulmuesi i Kombëtares, Hamdi Salihi deklaron se Shqipëria i ka të gjitha shanset për tu kualifikuar në Botëror.Sulmuesi shkodran ka shënuar 10 gola në 43 ndeshje me Kombëtaren por 7 nga golat e tij kanë qënë trepikësh dhe ai ka rezultuar njeriu i ndeshjes. Në këtë fushatë kualifikuese, pika kulminante e Salihit ishte goli i fitores në Oslo ndaj Norvegjisë, një gol që përveç ekzekutimit kishte një meritë të veçantë edhe për mënyrën se si u ndërtua.Kur duhen edhe katër ndeshje, shpresat e kuqezinjve janë të mëdha dhe bomberi shkodrani nuk kënaqet me vendin e dytë në grup:"Jemi në një pozicion të mirë. Mes nesh dhe Zvicrës ka një diferencë të konsiderueshme, por janë ende edhe katër ndeshje dhe kemi mundësi që ta parakalojmë Zvicrën e të kapim vendin e parë në grup. Edhe nëse nuk e arrijmë një gjë të tillë mund të mbajmë vendin e dytë dhe të kualifikohemi si e dyta më e mirë ose me play-off".Në intervistën për FIFA-n, Salihi tregon edhe për aventurën në Kinë"Po përjetojë një eksperiencë shumë të mirë. Pas një sezoni jo shumë pozitiv, më duket se në kampionatin Kinez kam rigjetur veten, pasi arrijë të shënojë më shumë gola. Transferimi në Kinë ka bërë që unë të jem pjesë e rëndësishme e kombëtares".Bomberi i shiponjave kuqezi e mbyll intervistën e tij duke theksuar se dëshiron të bëjë histori me kombëtaren, që është kualifikimi për në botërorin "Brazil 2014".