Messi: Ronaldinjo pati ndikim në karrierën time
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ndërsa po kalon pushimet verore nuk ka hezituar të japë edhe intervista ku ka folur rreth karrierës së tij dhe impaktin që ka patur te ai në fillimet e karrierës, ylli brazilian i futbollit, Ronaldinho."Që në momentin e parë që unë hyra në dhomat e zhveshjes, Ronaldinho bashkë me brazilianët e tjerë të skuadrës Deco, Silvinho dhe Motta më uruan mirëseardhjes dhe m'i bënë gjërat më të thjeshta. Por mbi të gjithë ai që më dha mbështetjen maksimale ishte Ronaldinho. Ai ishte ylli i skuadrës së Barcelones dhe një shembull për të gjithë. Unë kam mësuar vërtetë shumë prej tij. Ndihma e tij ishte shumë e madhe. Nuk ishte e lehtë të hyje në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, sidomos për një 16-vjeçar me karakterin tim. Ronaldinho mi bëri gjërat më të thjeshta. Pata fatin të kaloj kohë dhe të ndaj shumë gjëra me të. Mund të them se ai është një njeri fantastik që asnjëherë nuk i ka kursyer mësimet ndaj meje" ka theksuar Messi.Ylli argjentinas thuri elozhe edhe për për ish teknikun Rajkard i cili ishti i pari që afroi Messin në skuadrën e parë që në një moshë relativisht të re. "Ndonjëherë nuk e kuptoja pse nuk isha përzgjedhur apo pse nuk luaja. Tani që i mendoj gjërat me qetësi kam bindjen se Rajkard më trajtoi shumë mirë, pa asnjë lloj hatërmbetje. I jam shumë mirënjohës sepse ai e dinte cfarë ishte më e mira për mua në çdo moment. Për këtë arsye do t'i jem gjithmonë mirënjohës atij dhe stafit teknik në atë periudhë" ka theksuar argjentinasi.Në fund Messi kujton edhe trofeun e fituar në 2006. "Isha i dëmtuar dhe nuk munda të luajë në finale. Isha shumë i ri dhe nuk kisha dëshirë të festoja. Më pas Ronaldinjo më solli trofeun që unë të kisha mundësi të festoja dhe ky do të mbetet një kujtim i bukur për mua. Tani ndihej keqardhje që nuk festova më shumë në fushë, pavarësisht se jashtë saj e lëshova veten", ishin fjalët e "Pleshtit" për yllin Brazilian Ronaldinjo të cilit ja dedikon një pjesë të mirë të arritjeve të tij.