Milan merkato, ikin Robinho e Flamini vijnë Honda dhe Ljajiç

Dita e sotme pritet të jetë vendimtare mbi të ardhmen e Robinhos.Mediat braziliane shkruajnë se pritet një takim mes drejtuesve të Santosit dhe atyre të Milanit për të përcaktuar se cilën fanelë do të mbajë veshur lojtari që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme si zëvendësuesi i Neymar.Santos ofron 6 milionë euro menjëherë për sulmuesin e kuqezinjve, ose 8 milionë euro me këste. Nga zyrat e Milanit thonë se ende nuk ka mbërritur një ofertë zyrtare, por pohohet se ka një interesim për të, interesim të cilit mësohet se Galliani i është përgjigjur pozitivisht.Nëse Robinho largohet, Milani do të hidhej në merkato për gjetjen e një zëvendësuesi për të. Emri më i lakuar në korridoret e kuqezinjve është Adem Ljajiç, sulmuesi i Fiorentinës që mund të sigurohej me paratë e siguruara nga shitja e Robinho-s.Lëvizje pritet të ketë edhe në mesfushë. Flamini ka dhënë sinjalet i pari se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Milano. Mesfushori francez ka lënë të kuptojë se nuk do të pranojë kontratën 2-vjeçare të ofruar nga Milani."Milani më ka ofruar një kontratë 2-vjeçare, por kam nevojë të mendohem për të dhe të marr vendimin e duhur. Kam luajtur për 5 vite në Itali dhe për mua ishte një eksperiencë e bukur dhe kam mësuar shumë, por më mungon Anglia dhe dëshirojë të fitojë Premier Leaguen", citohet futbollisti nga "The Sun". Ndërsa pritet të largohen zyrtarisht Milan Framini dhe Robinjo, vendin e tyre me shumë gjasa do të zënë japonezi Honda dhe Ljajiç.