De Biasi: Mavraj do të luajë në Seria A por jo te Lazio
E ardhmja e mbrojtësit të hekurt të kombëtares sonë kuqezi, Mërgim Mavraj, me shumë gjasa nuk do të jetë Gjermania por Seria A në Itali.Këtë fakt e vërteton më së miri trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i cili ka besim të plotë se Mërgim Mavraj do të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm. Tekniku 57-vjeçar ka pohuar për mediat italiane se interesimi i Lacios kundrejt qendërmbrojtësit kuqezi është zbehur kohët e fundit, por ka shtuar se për futbollistin po punon me këmbëngulje një tjetër klub i Serisë A."Mavraj besoj se do të luajë në Itali, por jo te Lacio. Kohët e fundit është zbehur disi interesimi i klubit roman për lojtarin, por gjithsesi ai do të luajë në Itali, - ka thënë De Biazi për portalin italian “il sussidiario.it'. - Mavraj është një qendërmbrojtës i fortë. Shumë i zoti në markimet dhe në lojën në ajër. Është i zgjuar dhe di ta lexojë mirë lojën. Atë e kërkon një klub tjetër i Serisë A, por që unë për momentin nuk mund japë detaje" ka thënë tekniku i shqiponjave kuqezi për portalin italian.Trajneri De Biazi flet edhe për mbrojtësin, Elsaied Hysaj, të cilin e shehë në radhët e ekipit të Lacios ku luajnë edhe Cana e portierë, Thoma Strakosha."Elseid Hysaj mund t'i bëjë punë Lacios, dhe me një trajner si Petkoviçi ai mund të rritet shumë. Është i fortë fizikisht dhe di të sulmojë e të mbrojë mjaft mirë. Një tjetër avantazh për të është fakti që arrin të luajë njësojë në të dy krahët. Tare është shumë i zgjuar dhe nëse po interesohet për Hysajn, këtë e bën sepse e njeh mjaft mirë skuadrën e tij kombëtare dhe e di potencialin e lojtarëve ", - është shprehur De Biazi.Në fund tekniku kuqezi është pyetur edhe për rinovimin e kontratës me kombëtaren tonë e cila skadon më 31 Tetor të këtij viti."Me fillimin e sezonit të ri futbollistik pritet të nisin bisedat për rinovimin e kontratës. Diçka është e sigurtë, çdo gjë do të sqarohet para ndeshjeve të Shtatorit kundër Sllovenisë dhe Islandës". Ka përfunduar intervistën e tij tekniku De Biazi, i cili ka lënë të kuptohet se dëshiron të rinovojë kontratën dhe të mbetet pjesë e kombëtares sonë.