PSG, përveç Cavanit nga Seria A mund të vijnë edhe De Rossi e Hernanes
Ndërsa Monako prezanton blerjet e reja të kësaj merkato, rivalët e PSG ashtu si një vit më parë kërkojnë që edhe këtë merkato verore të realizojnë sërish goditje të mëdha.Blerjet e bujshme të Monakos duket se kanë shtyrë drejtesit e kampionëve të Francës të hidhen në sulm për të sjellë në skuadër të tjerë emra të mëdhenjë të futbollit botëror. Edhe pas largimit të trajnerit Carlo Ancelotti dhe ardhjes së Laurent Blanc në krye të stolit të PSG, kryeqytetasit sërish nuk ka hequr dorë nga goditjet e mëdha në merkato. Emri më i përfolur që pritet tu bashkohet parizienëve në orët e ardhëshme është ai i Edinson Cavanit. Marrëveshja mes klubeve është arritur për shifrën e 64 milionë euro, ndërsa pritet që El Matador të firmosë së shpejti me kampionët e Francës. Me ardhjen e sulmuesit uruguaian drejtuesit e kampionëve të Ligës Franceze do ti përqëndrojnë forcat në blerjen e një mesfushori që do të përforconte këtë repart për vitet e ardhëshme.Kërkesa e Loren Blank ndaj drejtuesve të skuadrës është e prerë. Ish tekniku i kombëtares franceze u ka kërkuar stafit drejtues që ti vënë në dispozicion njërin prej mesfushorve De Rossi ose brazilianin Hernanes. Edhe pse të dy lojtarët konsiderohen si të pashitshëm nga skuadrat e tyre respective, tundimit të ofertave stratosferike që mund të vinë nga sheiku i PSG është e pamundur tu rezistosh. Për me tepër që dy klubet kryeqytetase nuk janë edhe në pozita shumë të mira financiare dhe kjo gjë vërehet fare mirë në merkaton që ato po zhvillojnë deri në këto moment. Largimi i mesfushorëve De Rosi dhe Hernanes nga ekipet kryeqytetase të Romës dhe Lacios, do të sillte të ardhura të majme për të dy klubet, të cilat mund ti shfrytëzojnë për të sjellë në skuadër lojtarë të tjerë më pak të rëndësishëm por premtues për të ardhmen. Nëse PSG pas nënshkrimit zyrtar me Kavanin arrinë të bëjë edhe këto dy goditje të tjera, Blanck do të kishte në dispozicion një super-ekip që do të trembte këdo, jo vetëm në Francë por edhe në arenen ndërkombëtare. Puna më e vështirë e skuadrës në këtë merkato përveç blerjeve është të arrijë të mbajë në skuadër mbrojtësin më të mire, brazilianin Tiago Silva, për të cilin ka patur një interesim të vazhdueshëm nga skluadra e Barcelonës.