Monaco prezanton Falcaon, Moutinhon dhe Rodrigues

Pas Prezantimit të Abidal, Karvajos dhe Tulalan për ekipin francez të Monakos, pasditja e djshme ka qenë tejet interesante, pasi janë prezantuar edhe 3 lojtarë të tjerë, marrëveshjet më të cilët janë arritur para 1 muaji.Në fillim drejtuesit e Klubit të Principatës  kanë prezantuar blerjet e Zhoao Mutinjos dhe Xhejms Rodrigues të cilët në konferencën për shtyp pasi kanë pozuar me fanellat e reja janë shprehur mjaft entuziast për fillimin e një eksperience të re. Ata janë ndjerë mjaftë të emociunuar që do të jenë pjesë e një projekti gjigant që premton shumë për të ardhmen.Pas prezantimit të dy ish lojtarve të Portos, surpriza ishte rezervuar në fund me prezantimin e blerjes më të madhe të kësaj merkato verore. Pasi kishin arritur marrëveshjen gati një muaj më pare, bomberi kolumbianm, Radamel Falkao, është prezantuar zyrtarisht në klubin e Principatës si blerja më e shtrenjë e kësaj vere për ekipin e presidentit rus, Rybolovlev. Ish sulmuesi e Atletiko Madrid, për të cilin u derdhën plot 60 milionë Euro në arkat e madrilenëve, u shfaq entuziast për eksperiencën që do të nisë në Ligën e parë franceze me ekipin e drejtuar nga Claudio Ranieri.Pasi u prezantua nga stafi drejtues ku pozoi përpara gazetarëve me fanellën e re që do të mbajë veshur, bomberi latin u tregua i kujdesshëm, duke evituar komentet direkte rreth rivalit më të madh në Francë që është PSG."Duhet të bëjmë një performancë të mirë në çdo ndeshje të kampionatit pasi do të luftojmë me çdo skuadër dhe jo vetëm me PSG".Në vijim, 27 vjeçari zbuloi shkakun që e bëri për të marrë vendimin që të bashkohej me skuadrën e Principatës."Mundësia për të qenë i rëndësishëm në një projekt të tillë më bëri që të bashkohem me Monacon. Synimi im është që të shënojë sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat sezonal".Falcao e pranon se dëshira e tij është që të fitojë “Këpucën e Artë”, por shton se objektivi kryesor mbetet loja në grup dhe fitimi i sa më shumë titujve me ekipin e tij të ri."Do të më pëlqente të isha golashënuesi më i mirë i kampionatit, por të punosh si skuadër për të arritur objektivat, është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi kolumbiani deklaratën e tij të parë si pjesë e skuadrës së Monakos.