Chelsea marrëveshje me Cavanin, 8.5 milionë euro ne sezon për 5 vjet

Pas shumë diskutimesh e tratativash me në fund e ardhmja e sulmuesit të Napolit Edison Kavani pritet të marrë një drejtim duhur. Sipas mediave italiane dhe atyre angleze bëhet e ditur se mes El Matador dhe stafit drejtues të skuadrës së Chelsit është arritur një marrëveshje në orët e fundit.Sipas Tabloidit Britanik "Daily Mail" bëhet e ditur se marrëveshja e arritur mes drejtuesve të Bluve të Londres dhe Bomberit të kombëtares së Uruguait parashikon nënshkrimin e një kontrate 5-vjeçare mes palëve. Vetë sulmuesi i Napolit do të përfitojë një shumë prej 8.5 milion euro në sezon, dyfishin e asaj që futbollisti merr në radhët e klubit aapoletan.Pas përfundimit të Kupës së konfederatave Kavani do të udhëtojë drejt Italisë për të diskutuar ballë për ballë me presidentin De Laurentis për ta bindur këtë të fundit për të ulur disi shumën e prej 63 milion eurosh. Arritja e kësaj marrëveshje pritet tashmë vetem të marrë konfirmimin e presidentit të napoletanëve.Lamtumira e Kavanit nga Napolit flitej prej vitesh por tani duket se ka ardhur moment i duhur që e ardhmja e tij të vendoset një herë e mirë.Nëse Kavani arrin të bind presidentin De Laurentis atëherë kalimi i sulmuesit Uruguain nën urdhërat e teknikut Mourinho pritet të jetë çështje kohe. Nga kjo marrëveshje skuadra e Real Madrid duket e humbur pasi Glaktikët prej kohësh kërkonin shërbimet e El Matador.