Spanjë - Itali, të kaltrit kërkojnë hakmarrje ndaj iberikëve
Sërish përballje mes Spanjës dhe Italisë.Axurrët ëndërrojnë fitoren ndaj kampionëve në fuqi të Botës dhe Europës, dymbëdhjetë muaj pas disfatës në finalen e Euro 2012, në Kiev. Përballja e sotme pritet të jetë një finale e parakohshme pasi në fushë do të zbresin katër herë kampionët e Botës kundër kombëtares iberike e cila në vitet e fundit ka dominuar futbollin botëror. Gjysmëfinalja e Kupës së Konfederatave do të jetë disi më e kushtëzuar për skuadrën e Prendelit e cila do të ketë disa mungesa të rëndësishme ku bie në sy ajo e sulmuesit kryesor, Mario Balotelit, i cili me shumë gjasa do zëvendësihet nga Gilardino që do të ketë mbështetjen e dyshes Marchisio-Candreva pas krahëve.Italianët kërkojnë një hakmarrje ndaj Iberikve për atë humbje të turpshme në finalen e Europianit dhe për të arritur këtë duhet një sforco e madhe përballë kampionëve iberik.Nga ana tjetër, tekniku i Spanjës Del Bosque, nuk do të ketë mungesa në këtë takim. Ai pritet që sonte të hedhë në fushë formacionin 4-3-3:Në portë: Casillas, në mbrojtje: Arbeloa, Sergio Ramos, Piqué, Jordi Alba, në mesfushë: Xavi, Busquets, Iniesta, ndërsa në sulm do të jetë treshja: Pedro, Torres, David Silva.Në kampin tjetër tekniku i Axurrëve, Prandeli, pritet ta nis lojën me formacionin 3-4-2-1:Në portë: Buffon, në mbrojtje, treshja juventine: Barzagli, Bonucci, Chiellini, në mesfushë: Maggio, Pirlo, De Rossi, Giaccherini, ndërsa dyshja Marchisio dhe Candreva do të jenë dy mbështetësit kryesor të bomberit Gilardino i cili ka zënë vendin e Balotelit të dëmtuar .Kjo përballje do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumi "Castelao", të qyteti Fortaleza dhe do të drejtohet nga arbitri Hauard Ueb.Kompanitë e basteve favorizojnë në këtë gjysëmfinale kampionët e Europes dhe Botës duke e kuotuar fitoren e tyre me koefiçentin 1.45, barazimin 3.8 dhe fitoren e Italisë me koefiçentin 7.5.Fituesja e kësaj përballje do të ndeshet në finalet e Kupës së Konfederatave me organizatorët e kompeticionit brazilin.