Tottenham vihet në kërkim të një sulmuesi

Drejtori teknik i Totenhemit, ish romaku Franko Baldini, do të takohet para fundit të kësaj jave me sulmuesin spanjoll, David Vija, pasi klubi anglez kërkon të mbyll sa më shpejtë çështjen e transferimit të futbollistit në fjalë. Vija është aktualisht në Brazil, pjesë e kombëtares spanjolle që merr pjesë në Kupën e Konfederatave, ndaj Baldini do të udhëtojë drejt Amerikës Latine për të kontaktuar personalisht me lojtarin.Sulmuesi Iberik përjetoi një sezon me shumë ulje e ngritje te katalanasit, ku pritej të ishte një titullar pas kthimit nga dëmtimi, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ai arriti gjithsesi të shënonte 126 gola në të gjitha aktivitetet për skuadrën katalanase, por kjo nuk i garanton një vend në formacion në sezonin e ardhshëm. Klubi spanjoll bleu Neimar dhe mendohet që ish-sulmuesi i Valencias të jetë i sakrifikuari për t'i lënë vendin brazilianit të talentuar që po shkëlqen në Kupën e Konfederatave.Trajneri i Totenhemit, Andre Vijas Boas, e ka identifikuar David Vilën si sulmuesin që do të zgjidhë problemet ofensive të skuadrës së tij dhe për këtë arsye ka udhëzuar Baldinin që të fillojë negociatat direkte me lojtarin, për ta bindur të zgjedhë ekipin londinez pa rrezikuar që ai të kalojë te ndonjë skuadër tjetër.Nëse tentativa për të afruar Vija dështon, Totenhem duket se ka gati edhe dy alternative të tjera. I pari është një tjetër sulmues iberik, Roberto Soldado, që luan për skuadrën e Valencias dhe i dyti vjen nga Brazili dhe është Leandro Damiao.Synimet e teknikut portages, Villas Boas, janë të qartë për sezonin e ardhshëm, kërkon një sulmues potent që skuadra të pretendojë të renditet në 4 vendet e parë të kampionati anglez. Duke parë përmirësimin e skuadrave të tjera, blerja e një bomberi me peshë për Spërsat është kthyer në një detyrim.