Superkupa e Italisë Juve-Lazio më 18 gusht në "Olimpiko"

Pas shumë diskutimesh e debatesh mes Juventus dhe Lacios për të përcaktuar finalen e Superkupës së Italisë duket se më në fund është gjetur një marrëveshje.Kampionet e Italisë dhe fituesit e kupës kanë gjetur më në fund dakordsinë që finalja e superkupes mes Juventus dhe Lacios të luhet më 18 gusht në stadiumin "Olimpico" në Romë dhe jo në kryeqytetin kinez Pekin siç ka ndodhur në edicionet e fundit ku pati shumë diskutime dhe përplasje mes Juventus dhe Napolit.Edhe pse do të luhet në Romë, në shtëpinë e Lazios sërish Bardhezinjtë, fituesit e kampionetit italian janë të vendosur që ky trofe të mbetet i tyre në vitin e dytë radhazi. Ata kërkojnë të vazhdojnë dominimin në futbollin italian ndaj edhe fitorja është një detyrim për ta në këtë aspekt.Në finalen e gushtit në radhët e Bardhezinjve pritet të shohim për herë të parë në një ndeshje zyrtare dy blerjet e deritanishme të Zonjës së Vjetër. Karlos Tevez dhe Fernando Loriente pritet të jenë nën urdhërat e teknikut Kontes në këtë përballje dhe pse jo të synojnë trofeun e parë më fanellen bardhezi. Ashtu si Juventusi edhe Lacio nga ana tjetër ka një detyrë të dyfishtë në këtë sfidë.Thjeshtë fakti që luhet në shtëpin e tyre ka bërë që Lazio ti vendosë vetes kushtin që ky trofe duhet të qëndrojë në Romë me patjetër. Deri atëherë shumë gjëra pritet të ndryshojnë në të dy kampet por ajo që shqetëson drejtuesit e skuadrave është se si do të shpërndahen të ardhurat pasi Liga e Futbollit vendosi të garantojë minimumin e fitimeve që do të merrnin në Pekin ndaj dhe bardhezinjtë kanë paraqitur një ankesë për vendimin e dhënë. Për momentin shihet e qartë se kjo finale do të luhet në Romë por ndoshta një vendim i dytë i Ligës italiane të futbollit do të ndryshojë vendimin e parë.