Italia largohet me dinjitet nga Kupa e Konfederatave, finalja Brazil-Spanjë

Italia largohet me kokën lart nga kupa e konfederatave pasi është mundur nga kampionet në fuqi të botës dhe Europës vetëm pas gjuajtjeve të 11-metërshave. Të besuarit e teknikut Prandeli ndryshe nga finalja e Europianit ku u mundën lehtësisht nga Iberikët mbrëmë në gjysëmfinalen e kupës së konfederatave e cilësuar si një finale e parakohshme kanë bërë një performancë të shkëlqyer duke patur se përballë kishin ekipin që vitet e fundit ka dominuar futbullin botëror.Italia mbrëmë ka çuditur të gjithë jo vetëm duke bllokuar Spanjën, por edhe duke kontrolluar lojën e duke krijuar më shumë raste para portës kundërshtare, për të detyruar Kasijas të bënte disa pritje shpëtimtare radhazi. Pavarsisht një loje të mirë të ajo që i mungoi kësaj sfide ishin konkretizimet, gjetja e rrugës së rrjetës nga lojtaret e të dyja skuadrave. Kjo ndoshta falë edhe aftësive të shkëlqyera të dy portierëve respektivë. Bufon e Kasijas që në mbrëmjen e djeshme ishin edhe dy kapitenët e ekipeve. Koha e rregullt prej 90-minutash përfundon me rezultatin e bardh 0-0. Në 30 minutat shtesë të dyja kombëtaret e kërkojnë më shumë golin por fati nuk është as me Xhakerinin dhe as me Ksavin goditjet e të cilve ndalen në shtylla. Për të njohur fituesin e kësaj sfide tejet emocionuese skuadrat iu drejtuean gjuajtjeve të 11-metërshave, ku në fund fati u buzëqeshi Iberikëve të teknikut Del Boske. Në gjuajtjet e penalltive spanjollët dhe italianët dhuruan një seri goditjesh perfekte prej 12 realizimesh radhazi. Gjuajtja e 13-të, ajo e Bonuçit, ishte vendimtarja, pasi mbrojtësi i Juventusit e dërgoi topin mbi traun e portës. Fati i këtij takimi vendoset nga Hezus Navas i cili shënon golin vendimtar dhe të fitores për kampionet e Botës dhe Europës. Pas kësaj fitore të vështirë ndaj Axurrëve Iberikët sigurojnë një tjetër finale në turneun ndërkombtar ku do të vihen përballë vendasve të Brazilit. Ajo që vihet re në këtë finale të Kupës së Konfederatve është fakti se spektakli do të jetë mëse i garantuar pasi pretendojnë për trofeun 5 herë kampionet e Botës dhe dominuesit e futbollit në vitet e fundit.