Merkato e skuadrës së Milanit e varur nga largimet

Merkato e Milanit ashtu si një vit më parë edhe këtë sezon është shumë e varur nga largimet që do të ketë në skuadër. Stafi drejtues i kuqezinjve ka nisur shënjestrimin e disa lojtarëve që do të nevojiten në skuadër për edicionin e ardhshëm por për të arritur objektivat ata më parë duhet të shesin disa lojtarë të rëndësishem të skuadrës.Mesfushori i Sampdorias Andrea Poli është në pritje të telefonatës vendimtare të Milanit. Lajmi raportohet nga "Gazzetta dello Sport", e cila shkruan se para se të ndodhë kjo kuqezinjtë duhet më parë të largojnë nga skuadra francezin Mathieu Flamini.Mesfushori Italian Poli pëlqehet se tepërmi nga tekniku Alegri por për të patur shërbimet e tij drejtuesit e Djallit duket se janë të gatshëm të sakrifikojnë një tjetër lojtarë të rëndësishëm siç është Flamini.  Emri tjetër që Milan po e kërkon me ngulm gjatë kësaj merkatoje pas humbjes së rivalitetit me Juventusin për teves është edhe japonezi Keisuki Honda. Sulmuesi i CSKA së Moskës është një nga objektivat madhore të drejtuesve të Milanit. Ruset kërkojnë ta mbajë në skuadër deri më 13 korrik kur është edhe finalja e Superkupës së Rusisë kundër Zenit dhe më pas shitja e tij është e pashmangshme.  Por ajo që bëhet me dije nga mediat italianë është fakti se pa u larguar Kevin Prince Boateng fantazisti japonez nuk mund të zbarkojë në Milanelo. Në orët e fundit të merkatos Milan është hedhur në sulm edhe për mesfushorin e fiorentines Ljajiç kartoni i të cilit kushton 10 milion euro.Për ti bërë vend në skuadër mesfushorit vjollcë dhe jo vetem në planet e kuqezinjve për tu larguar është edhe sulmuesi Brazilin Robinjo. Ky i fundit edhe vitin e kaluar ishte pranë një rikthimi në Brazil por që gjërat dështuan vetëm në orët e fundit. Aktivizimi i paktë në radhët e skuadrës së Milanit në sezonin që lamë pas e kanë bërë të pashmangshëm largimin e tij. Opsionet më të mundshme për të vazhduar karrierën janë ekipet braziliani ku kryeson listën skuadra e Santosit. Pas largimit të Neymar pritet që vendin e lënë vakant te kjo skuadër ta zërë një tjetë brazilian i talentuar.