PSG prezanton teknikun Blanc, drejtuesit: Nuk do të ketë largime

Ashtu siç ishte bërë e ditur që më arritjen e marrveshjes prezantimi i Loren Blank në krye të pankinës së PSG nuk ka vonuar. Dje presidenti i kampionëve të Francës Al-Khelaifi ka bërë prezantimin e trajnerit të ri përpara mediave dhe adhuruesve të kësaj skuadre duke vazhduar të bëj të ditur se projekti i tij ambicioz për ta shndërruar PSG në një nga skuadrat më të mira të Europë do të vazhdojë.Prezantimi i Loran Blank te Paris Sent Zhërmen si trajneri i ri i kësaj skuadre i ka shërbyer presidentit të këtij klubi, Naser Al-Khelaifi, për të lëshuar një mesazh mjaft të qartë ndaj atyre që ëndërrojnë t'i shkëpusin ekipit disa nga lojtarët më të mirë."Kam dëgjuar shumë gjëra dhe kam lexuar shumë lajme të ndryshme në gazeta. Dua të saktësoj që tani se Ibrahimoviç dhe Tiago Silva do të qëndrojnë te PSG deri në fundin e kontratës së tyre", shpjegoi Al-Khelaifi.Më pas, ka qenë Blank që ka bërë të qartë se nuk përbënte asnjë problem për të se ishte në stolin e kësaj skuadre vetëm se disa trajnerë të tjerë i kishin kthyer klubit një përgjigje negative."Është e vërtetë, jam kontaktuar shumë vonë. Por gjëja e rëndësishme është se tani jam këtu. Nuk është e rëndë të mos jesh i pari në listë, e rëndësishme është që gjërat përfunduan me sukses dhe unë jam këtu si trajner i ri i kampionve të frances. I pyetur se cilat janë objektivat e klubit? Ish tekniku i kombëtares franceze është shprehur se:  Të bëjmë më mirë se në vitin e kaluar. Nëse vjet u arrit fitimi i titullit kampion  pjesmarrja në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm këto janë objektiva që nuk duhen llogaritur", shpjegoi Blank që ka firmosur për dy vite me kryeqytetasit francez.